BM – Grevat e mjekëve rrezikojnë reduktimin e stafit dhe shërbimet shëndetësore për qytetarët

LONDËR, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Britanisë së Madhe (NHS) mund të detyrohet të ulë numrin e stafit si dhe të kufizojë takimet dhe operacionet për pacientët nëse grevat e mjekëve vazhdojnë, kanë paralajmëruar drejtuesit e lartë shëndetësorë.
Ndërsa mijëra mjekë dolën sot në grevë në të gjithë Anglinë për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi pagat, ”NHS Confederation” dhe ”NHS Providers”, që përfaqësojnë sindikatat shëndetësore, thanë se veprimet e vazhdueshme po ushtrojnë presion mbi buxhetet që tashmë janë të mbingarkuara.
Kjo grevë pesëditore është e 13-ta e mjekëve që nga marsi 2023, me grevën e fundit në korrik që vlerësohet se i ka kushtuar shërbimit shëndetësor 300 milionë paund.
”NHS Confederation” dhe ”NHS Providers” thanë se ”nëse NHS vazhdon të mbulojë kostot e grevave, kjo mund të çojë në shkurtim të stafit dhe në kryerjen e pakët të testeve, takimeve dhe operacioneve”.
Pasojat për pacientët janë se ata do të detyrohen të presin më gjatë për trajtim dhe shumë mund të mos jenë më në gjendje të punojnë pa trajtimin që u nevojitet./ /Ad.Ab./