Zhvlerësohet leku ndaj euros dhe dollarit amerikan

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan dhe euroja kanë shënuar rritje në raport me lekun, ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane kanë pësuar rënie, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë:
Dollari amerikan u këmbye me 84,19 lekë, duke u rritur me 0,23 lekë.
Euroja u këmbye me 96,70 lekë, me një rritje prej 0,05 lekësh.
Paundi britanik ra me 0,10 lekë dhe u këmbye me 109,66 lekë.
Franga zvicerane humbi 0,08 lekë, duke zbritur në 103,82 lekë.
Luhatjet në tregun valutor reflektojnë zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe faktorët ekonomikë të brendshëm, përfshirë niveli i kërkesës për valutë, remitancat dhe aktiviteti tregtar.
Në takimin që zhvilloi së fundi Guvernatori i BSH-së Gent Sejko me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë, u vlerësua pozitivisht nismat e marra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit makroekonomik, kontrollin e inflacionit dhe reagimin e kujdesshëm monetar ndaj forcimit të kursit të këmbimit.
Për përfaqësuesit e FMN-së, flukset e larta valutore, të ndikuara prej rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe investimet e huaja direkte, janë dhe shkaqet kryesore që ndikuan në forcimin e Lekut dhe dobësimin e valutave. Ato gjithashtu theksuan rolin e rëndësishëm që kursi i lirë i këmbimit ka në ruajtjen e stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar të vendit, duke u shprehur se regjimi i lirë i kursit është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 84.19 | +0.23 | |
| Euro | EUR | 96.70 | +0.05 | |
| Poundi britanik | GBP | 109.66 | -0.10 | |
| Franga zvicerane | CHF | 103.82 | -0.08 | |
| Jeni japonez (100) | JPY | 54.78 | +0.09 | |
| Dollari australian | AUD | 54.56 | -0.03 | |
| Dollari kanadez | CAD | 59.57 | -0.12 | |
| Korona suedeze | SEK | 8.79 | -0.02 | |
| Korona norvegjeze | NOK | 8.24 | 0.00 | |
| Korona daneze | DKK | 12.95 | +0.01 | |
| SDR | SDR | 114.08 | +0.20 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 334203.15 | -1,224.61 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 4017.78 | +0.42 | |
| Juani kinez (onshore) | CNY | 11.81 | +0.02 | |
| Juani kinez (offshore) | CNH | 11.81 | +0.03 | |
| Lira turke | TRY | 2.00 | 0.00 | |
/e.xh/j.p/r.e/