E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zi në familjen e Keir Starmer, kryeministri i Britanisë humb vëllanë

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer ka humbur vëllanë në moshën 60-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Kryeministri tha se vëllai i tij më i vogël ishte “një njeri i mrekullueshëm” i cili “përballoi të gjitha sfidat e jetës me guxim”.

Ai tha në një deklaratë: “Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që u kujdesën për Nick. Aftësia dhe dhembshuria e tyre vlerësohet shumë.”

Një zëdhënës i kryeministrit tha: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Nick Starmer. Nick, 60 vjeç, vdiq i qetë pasditen e 26 dhjetorit, pasi luftoi me kancerin. Ne kërkojmë privatësi për familjen e Nick në këtë kohë.”/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›