Jordi Alba: Dua të jem më i miri në botë

Lojtari i Barcelonës, Jordi Alba, ka zbuluar dëshirën e tij për t’u bërë mbrojtësi i majtë më i mirë në botë. Ai iu bashkua Barcës nga Valencia në verën e vitit 2012 dhe prej asaj kohe ka qenë në formë të mirë, çka ka spikatur sidomos në javët hapëse të sezonit 2013-2014.
Pavarësisht kësaj, Alba është i vendosur për t’u përmirësuar më tej dhe për të bërë më të mirën në vitet që vijnë. “Unë shpresoj që të jem ndër më të mirët në botë në rolin tim derisa të përfundoj karrierën, – u tha 24-vjeçari gazetarëve. – Jam i kënaqur që njerëzit janë duke folur rreth asaj se si jam duke luajtur, por nuk do të ndikohem prej tyre. Dua të përmirësohem dita-ditës dhe të bëhem lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në krahun e majtë të mbrojtjes. Shpresoj se mund të vazhdoj të rritem si futbollist dhe jo pas shumë vjetësh të jem ndër mbrojtësit më të mirë në botë.”
Alba shënoi njërin gol në fitoren 2-0 të Spanjës ndaj Finlandës, të premten, ndërsa deri tani ka shënuar pesë gola në 24 paraqitjet e bëra për kampionët evropianë./indeksonline/