E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidan me shokë, mposhtë legjendat e United

Ndeshja miqësore me karakter bamirës mes legjendave të Manchester United dhe atyre rë Real Madridit ka rikthyer atmosferën në "Old Trafford". Legjendarët e Realit arritën të mposhtin ata të Manchester United me rezultat 2 me 1.

Morientes dhe De La Red realizuan 2 golat e fitores për Realin ndërsa Van Nistelroy realizoj golin për legjendat e Manchester United.

Skuadra angleze u paraqit me këtë formacion: Van Der Gouw, Martin, Irwin, Johnsen, Stam, Van Nistelrooy, Scholes, Fortune, Blomqvist, Cole, Yorke.

Real Madridi zhvilloj këtë ndeshje me këta lojtarë: Sanchez, Pavon, Helguera, McManaman, Amavisca, Sanz, Hierro, Vazquez, Zidane, Morientes, De La Red.

Nga afër për të parë këtë ndeshje ishte edhe Sir Alex Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›