Zidane: Real Madrid mund të jetë më i fortë pa mua

“A mundet që Real Madrid të jetë më i mirë pa mua? Sigurisht, madje shumë i sigurt”. Sugjerimi i vetëm për të ardhmen i bërë nga Zinedine Zidane në konferencën për shtyp tingëllon si një deklaratë lamtumire. Në prag të ndeshjes së fundit në kampionat, kundër Villarreal, trajneri francez refuzoi të përgjigjej në pyetjet në lidhje me sezonin e ardhshëm, duke dhënë vetëm disa ide. “Nuk ka rëndësi nëse do të jem atje vitin e ardhshëm, vetëm ndeshja e nesërme ka rëndësi, do të jetë një ndeshje e nivelit të lartë dhe ne do të shohim nëse do të jetë një sezon 9.5 apo 10. Unë kam qenë këtu për 20 vite dhe është gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur. Jam me fat që jam në këtë klub të shkëlqyer”.
Zidane dribloi pyetje për të ardhmen, duke folur vetëm për ditën e fundit të kampionatit. Real Madrid është ende në garë për titull. Për ta festuar atë ai duhet të mposhtë Villarreal dhe të shpresojë për një hap të gabuar nga Atletico Madrid. “Ne do të përpiqemi, do të japim gjithçka në fushë. Në fund, nëse unë ose të tjerët qëndrojmë nuk është gjëja më e rëndësishme, ajo që vlen është skuadra dhe ajo që ne duam të arrijmë. Ne po mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme kundër Villarreal “. Në mbyllje, një koment dhe për Benzema, i cili kthehet në ekipin kombëtar: “Kjo është ajo që ai dëshironte. Unë shpresoj se ata do ta lënë të qetë dhe nëse Franca nuk fiton Kampionatin Europian, ne nuk duhet të kthehen të flasin për Benzema ”.