Zidane Real Madrid ne nivelin e Barcelones

Zinedine Zidane mendon se tashmë nuk ka diferencë mes dy ekipeve më të mëdha spanjolle, Realit të Madridit dhe Barcelonës.
“Është shkurtuar shumë diferenca mes Real të Madridit dhe Barcelonës. Sezonin e shkuar ishte e qartë që katalanasit ishin më lart, por këtë sezon gjërat janë ndryshe. Reali është në të nëjtin nivel, për të mos thënë që aktualisht është më mirë se Barcelona”, u shpreh drejtori i ekipit të parë të madrilenëve.
Ish-mesfushori francez i Realit dhe kombëtares së “Gjelave” lavdëroi edhe trajnerin e “Los Blancos”, Jose Mourinho: “Mourinho është më i miri dhe të punosh pranë tij mëson shumë. Kur je futbollist nuk e kupton rëndësinë e punës së trajnerit, ndërsa tani po filloj të kuptoj.”
Më tej, Zidane shtoi për Canal+: “Një ditë mund të bëhem trajner, nuk e përjashtoj si mundësi. Kam çfarë jap në një post të tillë, por është diçka që i përket të ardhmes, nuk kam nxitim.”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Anceloti refuzon PSG
Karlo Ançeloti nuk do të ulet në pankinën e Paris Sën Zhermen. Lajmi bëhet publik nga media franceze, sipas së cilës ish-trajneri i Milanit dhe Çelsit e ka refuzuar ofertën e bërë nga drejtuesit e klubit parizien. Klose rikthehet me Gjermaninë
Miroslav Klose do të jetë në dispizicion të trajnerit Joakim Lëv për ndeshjen miqësore me Holandën. Sulmuesi i Lacios, që nuk luajti në sfidën me Ukrainën e mbyllur në barazimin 3-3, arriti të riaftësohej nga një dëmtim në gjurin e majtë dhe i është bashkuar ekipit kombëtar dhe ndaj holandezëve pritet të luajë që nga minuta e parë së bashku me Mario Gomez. Song në shënjestrën e Interit
Interi ka filluar menjëherë punën për rinovimin e skuadrës gjatë merkatos së muajit janar. Së fundmi në ambientet e klubit zikaltër po flitet për një interesim për mesfushorin e Arsenalit, Aleks Song për të cilin po përgatitet edhe një ofertë.
Argjentina dështon edhe me Bolivinë
Ndeshja me Bolivinë u quajt nga të gjithë si momenti i rilindjes së Argjentinës. Por jo gjithcka shkoi ashtu sic ishte parashikuar. Kombëtarja “selecion”, nuk ka marrë dot më shumë se sa një barazim 1-1 ndaj miqëve në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014 të Amerikës Latine.
Irlanda, Kroacia dhe Çekia, hap drejt Euro 2012
Kroacia, Portugalia, Çekia dhe Irlanda kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në Euro 2012.
Lajmet kryesore
Dimër i vështirë, rrezikohet furnizimi
Prodhimi i energjisë nuk garanton nevojat. KESH: Import për garantimin e dritave
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Hapet sheshi “Skënderbej”
Mario Monti, mandatohet kryeministër i ri i Italisë
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut