E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel Te zgjidhet sa me shpejt ceshtja e veriut


Njëri ndër avokatët e pavarësisë së Kosovës në SHBA, kongresisti Eliot Engel, sërish ngre zërin për shtetin e ri, por në këtë rast për veriun e tij, i cili vazhdon të prodhojë tensione dhe të jetë i pakontrollueshëm nga Qeveria e Prishtinës.

Kongresisti që merret me çështjen e Kosovës, për më shumë se 20 vjet, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta zgjidhë sa më shpejt problemin e veriut, për të shmangur më të keqen.

“Mendoj se situata në veri duhet të adresohet shpejt. Sa më gjatë që nuk merremi me problemin, aq më keq do të bëhet në të ardhmen. Është një problem që duhet zgjidhur, sepse po qe se nuk zgjidhet, do të kemi ndarjen de facto të Kosovës. Nëse Qeveria në Prishtinë nuk mund të ushtrojë të drejtën për të kontrolluar mbi një pjesë të Kosovës, atëherë kemi telashe. Nëse kemi institucionet paralele që e sfidojnë sundimin e ligjit, atëherë kemi telashe”, tha Engel, ben te ditur Europa e Lire.

“Nëse ka elemente kriminele që lejohen të bëjnë çfarëdo që të duan pa u ndëshkuar, që bëjnë para në mënyrë të paligjshme, që kërcënojnë njerëzit; nëse kemi bandat që vijnë nga Serbia në veri të Mitrovicës dhe kjo tolerohet, atëherë mendoj se përkushtimi që i qe bërë Kosovës kur u pavarësua dhe kur përfundimisht u fuqizua Kushtetuta, nuk u përmbush”, tha kongresisti Eliot Engel, në një ligjëratë të mbajtur para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë.

Kritikat më të mëdha për gjendjen në veri, ku tensionet janë ngritur më shumë pas aksionit të Prishtinës për të kthyer kontrollin në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, kongresisti Engel ia adresoi komunitetit ndërkombëtar. Në këtë kuadër, ai kërkoi që pavarësisë së mbikëqyrur t’i vijë fundi: “Mendoj se është koha që demokracia e mbikëqyrur, pavarësia e mbikëqyrur të përfundojë. Mbikëqyrja duhet të përfundojë. Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur dhe duhet të trajtohet si i tillë. Nuk mendoj se një shtet i lirë dhe i pavarur duhet të tolerojë një situatë kur një pjesë e vendit është e okupuar".

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Turqia, ndërmjetëse për Kosovën
Turqia duket gjithmonë e më e vendosur për të forcuar ndikimin e saj në Ballkan dhe në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa shefi i diplomacisë së Ankarasë, Ahmet Davutogllu, ka mbërritur për bisedime në Beograd.
Thaçi: Nuk ka një datë për zgjedhjet
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, iu rikthye çështjes së zgjedhjeve presidenciale në një fjalim të mbajtur përpara simpatizantëve në përvjetorin e themelimit të partisë, ditën e shtunë. Kosovë, njohja, kusht për mallrat serbe
Nëse shumica parlamentare e mbështet mocionin e ri të lëvizjes “Vetëvendosje”, i cili do të hidhet në votim ditën kur Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, do të paraqitet për interpelancë në Kuvend, atëherë Qeveria e Kosovës do të detyrohet që t’i rikthejë masat e reciprocitetit tregtar me Serbinë derisa shteti fqinj të njohë formalisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Busek: Të diskutohet ndarja e Kosovës
Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën juglindore, Erhard Busek ka deklaruar se për opsionin e ndarjes së Kosovës duhet të bisedohet “qosheve”, në mënyrë që mediat të mos bëjnë zhurmë. Kosovë, qetësi në veri
Në veri të Kosovës gjendja vazhdon të jetë e pandryshuar. Sipas zëdhënësit të policisë Besim Hoti, nata ka kaluar e qetë.

Lajmet kryesore

Dimër i vështirë, rrezikohet furnizimi
Prodhimi i energjisë nuk garanton nevojat. KESH: Import për garantimin e dritave
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Hapet sheshi “Skënderbej”
Mario Monti, mandatohet kryeministër i ri i Italisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›