E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane apo Iniesta?

Superylli i Barcelonës, Andres Iniesta po vazhdon të kaloj një edicion fantastik me Barcelonën. Stili i lojës së Iniestas vazhdimisht krahasohet me atë të ish futbollistit më të mirë në botë, Zinedine Zidane.

Forma e Iniestës, titujt e tij, mënyra e lojës ka bërë që të shtojë dilemën nëse Iniesta është në një kategori me Zidane, apo ndoshta më i mirë e më i suksesshëm se ai.

Nëse shikojmë tituj e fituar del se Iniesta është dukshëm më i suksesshëm se legjendari francez. Iniesta me 28 vitet e tij ka plot 22 kupa të fituara, ndërsa Zidane në karrierën e tij 34 vjeçare ka fituar vetëm 13 kupa. Iniesta është një herë kampion bote me Spanjën, aq sa është edhe Zidane, ndërsa ylli spanjoll ka dy Kupa të Evropës me Spanjën, një më shumë se Zidane me Francën. Iniesta është tre herë kampion Evrope me Barcelonën ndërsa Zidane vetëm një herë me Realin.

Zizu është 3 herë lojtari më i mirë në botë, ndërsa Iniesta nuk është asnjëherë. Por ky fakt i "zi" i Iniestës mund të arsyetohet për "fatin në fatkeqësi" se jeton në kohën e Lionel Messit, futbollistit absolutisht më të mirë në botë, ndoshta më të mirit të të gjitha kohërave./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›