E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zidane futet në botën e Formula 1

Mbrëmjen e kaluar në Londër ishte skuadra Alpine ajo që zbuloi e fundit veturën që do të konkurojë në Botërorin e Formula 1. Në këtë ceremoni kishte dy surpriza. E para në lidhje me veturat ndërsa e dyta në lidhje me stafin drejtues të skuderisë në fjalë.

Me dy ngjyra – Ashtu si një vit më parë Alpine ka vendosur që dy veturat e veta “A523” të mos kenë të njëjtën ngjyrë. Njëra do të jetë rozë ndërsa tjetra blu dhe rozë. Veturat do të kenë dyshe pilotësh francezë, Pierre Gasly dhe Esteban Ocon.

Ambasadori – Në ceremoninë e mbrëmshme mori vëmendje ai që do të jetë ambasadori i ekipit francez për kushte të barabarta në sport dhe sektorin e automobilizmit. Flasim për Zinedine Zidane, i cili ishte i pranishëm në event duke mbajtur edhe fjalës pas numrit një të skuderisë, Szafnauer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›