E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Digjen mbetjet në Lushnje, zjarri përfshin edhe kabinën elektrike

Djegia e koshave të plehrave në lagjet e Lushnjes, mbrëmjen e së mërkurës la pa energji elektrike gjysmën e qytetit. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga persona të papërgjegjshëm të cilët për shkak të mos largimit të mbetjeve urbane i vënë flakën nepër kosha.

Shërbimi i pastrimit kryhet nga vet Bashkia dhe banorët pretendojnë se prej dy muajsh, mbetjet nuk janë hequr ndaj u është vënë zjarri nga persona të paidentifikuar duke bërë që flakët të përfshijnë edhe kabinën elektrike.

Për shkak të flakëve nga koshat e plehrave në lagjen “18 Tetori”, gjysma e qytetit për 2 orë mbeti pa energji elektrike ndërsa u rikthye në mesnatë. Lushnja duhet t‘i dërgojë mbetjet në inceneratorin e Fierit.

Që nga data 7 shkurt 2023, Bashkia me vendim të Këshillit Bashkia ia heq firmës së pastrimit tenderin duke e marrë vetë përsipër. Bashkia Lushnje pranon që heqja e shërbimit të pastrimit të firmës private dhe kalimit të shërbimit drejtorisë në bashki ka probleme derisa të gjenden makinat teknologjike.

Sipas Elton Korreshit, nënkryetarit të bashkisë, zjarrvënia e fushës së mbetjeve në Krutje dhe koshave të plehrave po hetohet nga policia pas dyshimeve se është e qëllimshme. 

Bashkia 1 vit e kishte kontratën për pastrimin e qytetit me një firmë private. Sipas Korreshi, shërbimi i pastrimit dhe i gjelbërimit i ka kaluar bashkisë duke synuar përmirësimin e tyre. 

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›