E Diel, 1 Nëntor 2026

Zidane kurrë nuk do t’i kërkojë falje Materazzit

Legjenda franceze e futbollit, Zinedine Zidane, thotë se ai kurrë nuk do t`i kërkojë falje mbrojtësit të Interit, Marco Materazzi, për përplasjen në Kupën Botërore.

Ikona e Real Madridit, Zidane, u dërgua jashtë loje në ndeshjen e tij të fundit garuese në karrierë, pasi goditi me kokë në gjoks mbrojtësin italian në kohën shtesë të ndeshjes.

“Fillimisht ishte vështirë, nuk mund ta mohoj atë. Isha i provokuar me atë rast dhe nuk mu duk e rrugës të them më fal, edhe pse nuk jam krenar për gjestin. Por kurrë nuk do të kërkoj falje”.

“E gjithë kjo është pjesë e karrierë, e jetës time. Ka momente të cilat nuk janë të mirëpritura dhe kjo është një prej tyre”, ka thënë Zidane për L`Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›