Mesi-K.Ronaldos Ke rastin te shohesh spektakel
Para sfides mes Argjentines dhe Portugalise e gjithe vemendja eshte perqendruar te dy futbollistet me te mire te viteve te fundit Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Dy kombetare prestigjoze me ne krye dy lojtare te jashtezakonshem. Ylli argjentinas nuk deshiron te shihet ne nje duel vetem mes tij dhe Ronaldos por eshte i bindur qe do kete shume emocione ne fushen e lojes. Kjo eshte nje miqesore me te vertete shume prestigjioze dhe e veshtire per secilen prej skuadrave. Nuk e shikoj si nje duel vetem mes meje dhe Ronaldos tha Mesi. I pyetur nga gazetaret nese kishte dicka per ti thene rivalit te tij portugez ai shtoi Ka per te pare spektakel ne fushen e lojes. Nuk eshte vetem nga ana ime por mendoj se te gjithe lojtaret e Argjentines do zhvillojne nje ndeshje mjaft te bukur. Rezultati nuk eshte me i rendesishmi pasi eshte thjesht nje miqesore. Gjithsesi ne jemi duke u permiresuar ndjeshem dhe do arrijme te mundim Portugaline.