Zihen në shtëpi, gruaja denoncon burrin për armëmbjatje
Denoncimi
Mbrëmjen e së premtes mes 31-vjeçares L.M, dhe bashkëshortit të saj ka nisur një sherr. Sipas policisë debati ka filluar për motive të dobëta por që ka përfunduar në sherr mes bashkëshortëve. Pas sherrit, L.M, ka vendosur të hakmerret ndaj bashkëshortit të saj me qëllim që ta dërgonte në qeli. Kështu ajo ka njoftuar efektivat e komisariatit të policisë nr.3 se në banesën e saj ka materiale dhe sende të kundraligjshme duke treguar se i përkisnin bashkëshortit të saj. Sapo kanë marrë njoftimin e gruas, forcat e policisë mbërritën në adresën e dhënë prej saj. Burimet policore thanë se nuk është dashur ndonjë kontroll i imtësishëm nga ana e policisë për të zbuluar vendndodhjen e municioneve në banesë pasi ka qenë vetë 31-vjeçarja e cila i ka zbuluar ato.
Akuza
Pas kontrollit në banesë efektivat e komisariatit të policisë nr.3, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shtatë bajoneta armësh si dhe një granatë difensive, të cilat dyshohet të jenë të 40- vjeçarit Islam Shehu, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se në ngarkim të Shehut kanë ngritur dy akuza atë të “Prodhimit dhe mbajtjes së armëve dhe municioneve pa leje” si dhe të “Mbajtjes dhe prodhimit pa leje të armëve të ftohta”. Materialet në ngarkim të 40-vjeçarit i kaluan prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. Policia thanë se Shehu ishte larguar nga banesa fill pas sherrit me bashkëshortin ndërsa pritet shoqërimi dhe përballja e tij me dy akuzat.
Ekstradohet nga Italia një 45-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje të trefishtë. Luan Fushavjeç 45, nga Skrapari është ekstraduar ditën e djeshme pasi shpallur në kërkim ndërkombëtar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, më datë 08 maj të vitit 2008, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim (tre herë)” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.ngjarja për të cilën akuzohet Luan Fusha ka ndodhur më datë 14 gusht të vitit 1998, rreth orës 20:30, në qytetin e Divjakës, pranë një lokali, kur ai ka vrarë për motive hakmarrje shtetasit Armand Kokoneshi, Edmond dhe Dhimitër Beshuri. Fill pas krimit të trefishtë Fusha u largua duke u shpëtuar prangave të policisë. Kjo e fundit pas hetimeve identifikoi autorin e krimit duke e shpallur atë në kërkim. Për 10 vite 45-vjeçari mundi ti shpëtonte prangave të policisë por pak kohë më par u kap në Milano të Italisë për llogari të drejtësisë Shqiptare. Ndërsa ditën e djeshme u bë i mundur dhe ekstradimi i tij.