Zilia dhe frika e Ramës lënë Shqipërinë pa status

Zilia për arritjen historike të statusit, nën qeverisjen e kundërshtarit të tij politik dhe frika patologjike se kjo do të sjellë edhe dështimin e tij elektoral në qershor të 2013-s, e kanë çuar Edi Ramën të rreshtohet hapur kundër interesave të shqiptarëve. Paranoja e këtij njeriu që ka marrë peng opozitën po e lënë Shqipërinë pa status dhe po shtojnë nevojën për pensionimin politik të Edvinit përpara nisjes së fushatës zgjedhore
Bubullima, Dermenasi, Fier-Shegani, Divjaka, e ndonjë nocion tjetër gjeografik, kanë fituar qytetarinë e “termave” më të përdorur në këto ditë të fundit, kufijtë e të cilave kapërcejnë jo vetëm komunat që ato “nominojnë”, por edhe Qarkun e Fierit, duke mbërritur deri në kufijtë e BE-së, në Bruksel. Merita që Bubullima, Dermenasi, Fier-Shegani, Divjaka, e ndonjë nocion tjetër gjeografi, të mbërrijnë deri në kufijtë e BE-së, në Bruksel, është thjesht dhe vetëm e Edi Ramës. Pikërisht sipas “filozofisë” së Edi Ramës, “është një rrugë që lidh Bubullimën me Brukselin, Dermenasin me Brukselin, Fier-Sheganin me Brukselin, Divjakën me Brukselin”, që sipas tij “quhet rruga e lirisë së popullit sovran”.
Pas këtyre “vlerësimeve” të Edi Ramës, çdo banor i çdo njërës prej këtyre njësive administrative, ka të drejtën të ndjehet “i privilegjuar” për atë që emri i njësisë së tyre administrative është bërë i njohur deri dhe në Bruksel..., por jo krenar për keqpërdorimin preh Edi Ramës i këshilltarëve të zgjedhur prej tyre, për të mbajtur peng integrimin e vendit për në BE.
Nga ana e tij Edi Rama nuk është se kishte si qëllim të vetin, bërjen të njohur në “arenën ndërkombëtare” të Bubullimës, Dermenasit, Fier-Sheganit, Divjakës, etj. Sepse e ka bërë këtë më parë, si bie fjala me Ruzhdien, por nuk është se ka ndonjë sensibilietet ky fshat (për koincidencë i rrethit të Fierit) dhe aq më tepër të mbahet mend “fabula” e sajuar nga Edi Rama për këtë fshat. Biles, as Edi Rama nuk e mban mend, jo Ruzhdien si nocion gjeografik, por as historinë e dramatizuar prej atij vetë, ngjarjet e ët cilit zhvilloheshin në këtë fshat. E pra, edhe këtë fshat, Ruzhdien, Edi Rama e “lidhi” me rrugë me Brukselin dikur..., e thënë ndryshe, dikur rruga për në Bruksel, kalonte nga Ruzhia...
Kështu që në këtë kontekst, pavarësisht zhurmës së momentit, do të vij koha që edhe Bubullima, Dermenasi, Fier-Shegani, Divjaka, etj, do të “ndajnë të njëjtin fat”, do të harrohen. Jo vetëm kaq, por do të vijë koha, kur vetë banorët e këtyre njësive vendore, do të kërkojnë të harrojnë keqpërdorimin, si pretekst për pengmarrjen e statusit të vendit kandidat prej Edi Ramës.
Pikërisht, ky është edhe qëllimi kryesor që Edi Rama po tenton “të lidhë” me rrugë virtuale, të pamundurën dhe të palidhshmen, sikurse Bubullimën me Brukselin, Dermenasin me Brukselin, Fier-Sheganin me Brukselin, apo edhe Divjakën me Brukselin.
Aty ku nuk ka asnjë farë mundësi për lidhje, ku nyja dhe zgjidhja e vetme është Edi Rama me pengimin e miratimit të tri kushteve të mbetura për marrjen e statusit të vendit kandidat, është zilia për arritjen historike të statusit, nën qeverisjen e kundërshtarit të tij politik dhe frika patologjike se kjo do të sjellë edhe dështimin e tij elektoral në qershor të vitit 2013, e cila po e çon Edi Ramën të rreshtohet hapur kundër interesave të shqiptarëve. Paranoja e këtij njeriu që ka marrë peng opozitën, duke e shëtitur në Bubullimë, Dermenas, Fier-Shegan, Divjakë, etj, po e lënë Shqipërinë pa status dhe po shtojnë nevojën për pensionimin politik të Edi Ramës përpara nisjes së fushatës zgjedhore.