E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komedia "Meet Dave" preimerë në Millenium

"Meet Dave" e risjell aktorin Edi Mërfi në një formë që nuk ishte parë prej vitesh duke kaluar edhe interpretimin e tij të shumëfishtë në komedinë "Norbit" të shfaqur një vit më parë në Kinema Millennium. Efekti qeshje që aktori shkakton tek publiku mbetet i njëjtë. Çdo herë që del në ekran ose në skenë, qoftë me zë, apo me fytyrën e tij, spektaktorët nuk mund të rrinë pa shpërthyer në të qeshura. Polic në Beverli Hills, vampir në Bruklin apo alien në Nju Jork, ylli i "zi" i Hollivudit ka lënë shenjën e ilaritetit me dinjitet në çdo rol që ka interpretuar. Edi Mërfi është një komik i pashtershëm që vë gjithnjë në pah një forcë të re në lojën e tij aktoriale. Madje kritika e vlerëson për karrierën e tij gjatë, por më shumë e vlerëson se arriti të kalonte baticat dhe zbaticat e suksesit të tij, duke çuar pjekurinë artistike ne nivele të larta dhe të qëndrueshme. "Meet Dave" është një komedi fantashkencore që ngrihet mbi dhuntitë e protagonistit për të luajtur më shumë se një rol. Dejvi i madh dhe Dejvi i vogël, përplasen me realitetin tokësor, duke zbuluar se nuk është edhe aq i keq, dhe duke i dhënë jetë, situatave më të mirë groteske nga tradita "Mërfiane". Njw masiv meteori nga hapësira bie në Central Park të Nju Jorkut dhe një njeri i zakonshem shfaqet. Por Dave nuk është aspak një njeri normal,brenda tij qëndron një ekuipazh i tërë njerëzisht të vegjël që kryejnë veprimet e zakonshme të një njeriu tokësor. Alienët kanë zbarkuar në tokë për të gjetur një mënyrë për të shpëtuar planetin e tyre, por misioni do të ndërlikohet kur kapiteni i anijes kozmike do të dashurohet me një grua tokësore e cila më parë kishte pësuar vetëm zhgënjime nga historitë e saj të dashurisë."Meet Dave" me regji të , Brian Robbbins, skenar të Rob Greenberg, Bil Corbett dhe aktorët Eddie Murphy, Elizabeth Banks, Scott Caan, Gabrielle Union, Ed Helms sjellin në gjininë e komedisë familjare, fantazi, aventurë një film që të lë pa fjalë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›