E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr gjatë natës në Dunavat, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr ka rënë në përroin e lagjes Dunavat në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri ka përfshirë fillimisht barishte të thata e mbeturina, e më pas është përhapur duke u kthyer në rrezik për banesat përreth.

Në vendngjarje është nisur një automjet zjarrfikës me efektivë të shërbimit dhe pas kërkesës për ndihmë shtesë për përballimin e situatës, është dërguar një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes, si dhe automjeti i tipit BOT për furnizimin me ujë të mjeteve zjarrfikëse.

U ndërhy menjëherë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe shuarjen e tij të plotë.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë të strukturave zjarrfikëse, nuk u shënuan dëme në banesa apo dëmtime të tjera materiale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›