E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meta sot para gjykatës, ish-presidenti do të njihet me dosjen pas mbylljes së hetimeve

Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, ish-presidentit të vendit dhe drejtuesit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pritet t’i njoftohet vendimi nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar.

E planifikuar për javën e shkuar, seanca u la për këtë të hënë (4 gusht), sipas kërkesës së avokatit të Metës, për shkak të një udhëtimi jashtë vendit.

Ish-presidenti Meta u arrestua më 21 tetor të vitit të kaluar dhe ndodhet në paraburgim pas vendimit të Gjykatës për “arrest me burg”. 

Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, është nën masën “detyrim për paraqitje”. Ajo akuzohet për korrupsion pasiv. 

Sipas akuzave, dy politikanët gjatë viteve e kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, duke fshehur burimin e tyre dhe duke përfshirë familjarët.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›