Zjarr i madh në Gjirokastër, flakët rrezikojnë fshatrat Humelic dhe Picar

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer sonte në kodrat e fshatit Humelic, në Njësinë Administrative Cepo të Gjirokastrës. Zjarri, i cili u raportua rreth orës 20:05, po përhapet me shpejtësi në drejtim të fshatrave Humelic dhe Picar.
I gjithë stafi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Gjirokastër është njoftuar dhe forcat zjarrfikëse janë në terren. Fokusi kryesor i tyre është izolimi i flakëve për të parandaluar përhapjen drejt zonave të banuara.
/rtsh.al/