E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Një vatër e madhe zjarri është aktive në masivin pyjor të Lurës.

Flakët po përhapen me shpejtësi si rezultat i pranisë së erës së fortë dhe bimësisë së dendur.

Vatra e zjarrit ndodhe në një masiv me pishë të zezë, ndër të paktat e mbetura në këtë park pasi prej vitesh ose janë prerë nga dora e njeriut, ose janë shkrumbuar nga zjarret.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme sa ende vatra nuk është zgjeruar në sipërfaqe edhe më të madhe.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›