E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr i madh ne Sukth digjen dy depozita karburanti

Një zjarr i përmasave të mëdha, përfshiu një nga 9 depozitat e naftës që ndodhen në fshatin Sallmone të Shijakut. Fale ndërhyrjes së shpejt të policisë që evakuoi banorët dhe punës së zjarrfikësve pervec demeve materiale nuk pati deme ne njerez.

Zjarri nisi rreth orës 12:40 minuta. Ai morri përmasa të mëdha, pas rrjedhjes së naftës nga njëra nga 9 depozitat që ndodheshin aty. Flakët tentuan të shpërndaheshin edhe në depozitat e tjera, por ndërhyrja e 24 zjarrfikëseve nga Durrësi, Tirana, Kavaja, Laçi e Lezha, bënë që zjarri të neutralizohet pas dy ore. 

Për t’i shpëtuar flakëve, policia evakuoi të gjithë banorët e zonës në një perimetër të sigurt. Por, kishte edhe nga ato që nuk donin të zbatonin urdhërat e policisë.

Por ata që kontribuan në shuarjen e zjarrit me shkumë, ujë dhe rërë për rreth dy orë e që luftuan me zjarrin nga një distancë e afërt ishin zjarrfikësit, që drejtori i cilësoi heronj. 

Nga hetimet paraprake mendohet se zjarri u shkaktua si pasoje e një shkëndije elektrike nga amortizimi i instalimeve brenda rrethimit të vendgrumbullimit të naftës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›