Listat e “leshit”
Nuk jam në gjendje të provoj e të pohoj se cila do të ishte fatkeqësia më vuajtjesjellëse për njeriun e sotëm: të ushqehet me listë nga dyqanet e lagjes, të mbetet i papunë e të presë ditën kur merret asistenca, të mbijetojë nga përmbytjet, apo të vuajë nga padurimi i shpalljes së listës së kryetarit të partisë, me ankthin, do të jetë a nuk do të jetë në listën e deputetëve?
Një burrë i mençur ka pas thënë dikur se vuajtja e atij që ka uri e nuk ushqen dot fëmijët është e barasvlershme, e njëjtë, për nga rëndesa psikologjike, me vuajtjen e atij që nuk blen dhe nuk ha dot përditë çokollatë, që nuk pi uiski, që nuk luan kumar përnatë, apo që nuk ka një veturë “Lambroxhini”... Përherë kam dyshuar në vërtetësinë e këtij baraspeshimi të thiktë, që më është dukur sa cinik, aq edhe çnjerëzor e i pashpirt... Kush e ka përjetuar diktaturën dhe të ushqyerit me triska e me radhë të gjata dyqanesh, tundimi për një çokollatë a një biçikletë i dukej si një ëndërr, kurse krahasimi i nepsit për çokollatën me lutjen e të uriturit: “Nepma një kafshatë, o Zot!”, ngjante si një poshtërim plus që i bën i nginjuri të uriturit, pasunari mjeranit, zengjini fukarait... Por ditët e fundit e përmbysën edhe këtë pandehmë, sigurisht falë zhvillimeve të vrullshme demokratike së fundmi. Por vuajtjet për karrierë, për të zënë një vend pune, për t’u emëruar në një post, në një bord, në një organ, nëpërmjet listave të kryetarëve të partive, janë më sipërore.
Pavarësisht nga ngjyrat partiake, ne shqiptarët e vitit 2013, pamë dhe kuptuam se tundimi dhe padurimi për t’u bërë deputet qenkësh më sfilitës se të gjitha vuajtjet që vijnë nga listat e borxheve të dyqaneve, nga papunësia dhe pamundësia për të shijuar të mirat e konsumizmit. Për ta kuptuar këtë, mjafton të vësh re si sillen në Kuvend deputetët, si po kacafyten dhe shajnë njëri-tjetrin për të tërhequr vëmendjen e për të merituar besimin e kryetarit të partisë që ky të bindet për përkushtimin e tyre duke i futur nesër në listë... Sikur të mos i kishte nxjerrë Rama nga lista e deputetëve, a do të kishin votuar për të mbajtur qeverinë në këmbë tre deputetët socialistë? A do të shqiptonte Topalli frazën për kundërshtarët: “Ju do të shkoni për lesh”, po qe se ajo nuk do të synonte të futej në listë, sigurisht jo për deputete, por për kryetare partie? (Njerëz që e kanë njohur nga afër thonë se ajo nuk ka qenë e tillë, por gjuha e saj është vulgarizuar nga nepsi dhe padurimi për vendin e Berishës...) A nuk po zëvendësohet fët e fët në administratën civile lista e të punësuarve të LSI-së, tanimë të shkarkuar, me listën e qëndrestarëve të PD-së? Listat e 20%-ëshit e ligjëroi këtë fuqi, ndërsa zëvendësimi i tyre me një listë tjetër, provoi se në hallemadhen tonë Shqipëri nuk mund të gjesh kund punë pa kënduar këngën e vjetër: “Më regjistroni edhe mua”.... Pikërisht kjo mendësi e listave partiake e detyroi edhe një profesionist të shquar dhe me integritet, si z.Halim Kosova, që, sa u bë ministër, të detyrohej të firmoste listën e ardhur nga lart për shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve të spitaleve të periferive që “nuk janë më me ne”, po me LSI-në...
Askush nuk dyshon sot për fuqinë “çudibërëse” të listave të partive. Ky është i vetmi mekanizëm që funksionon për së mbari. Të gjitha emërimet nëpër gjykata, në organet kushtetuese, në komisariate, ministri, dogana, tatime, në administratën e bashkive dhe komunave, në KQZ, KKRTSH, KLSH etj..., bëhen me lista partiake, të cilat nuk i kundërshton dot kush. Nuk ka rëndësi si hyn në to, duke paguar materialisht a moralisht, me klientelizëm a me farefisni, me tribalizëm a tjetërsim të teserës së partisë. Më të vlerësuarit e më të pëlqyerit aktualisht janë bukëshkalët, plëngprishësit, tradhtarët e niveleve të larta, ata që, meqë nuk kanë mbetur në listë, janë hedhur publikisht kundër ish-kryetarit, ish-partisë “që e kanë themeluar”... Këto ditë po thuhet se Berisha këta mund t’i fusë në listën e partisë së vet....
Sot meritat vetjake dhe ato morale kanë më pak vlerë se përkushtimi; përulësia, bindja pa kushte, mercenarizmi, besnikëria dhe adhurimi ndaj kryetarit të partisë që të fut në listë janë kushtet themelore. Në jo pak qytete, ish- militantët e PD-së po hidhen me PS-në, duke shpresuar se kësisoj mund të hyjnë në listat e emërimeve të nesërme të saj... Sa më fanatik, aq më i besueshëm je. Përndryshe, nuk ia vlen të hysh në valle. Vetëm kështu mund të gdhihesh nesër deputet, biznesmen, anëtar bordi, këshilltar, pronar, funksionar, komisar, doganier, gjeneral, ambasador, analist, Nder i Kombit, madje ministër, edhe duke qenë askushi...
Në këtë atmosferë gjithëpërfshirëse, mjerë kush nuk është në një listë partie. Të mbetesh jashtë listës, apo, ca më keq, prapa listës, d.m.th. të jesh në listën e gabuar, në atë të “armikut” të partisë, nuk ke të siguruar vetëm papunësinë, por mund të rrezikohesh nga përçmimi dhe përndjekja “ligjore” e organeve shtetërorë, si tatimet, policia e drejtësia, po qe se hap një biznes të vogël për të nxjerrë bukën e gojës...
E pyeta para ca ditësh një deputet demokrat në do të ishte në listë... “I sati je në rresht dhe ku të kanë vendosur...?” Dhe ai, me një pikëllim të pafshehur, më tha me sinqeritet: “Nuk e di. Askush nga ne nuk e di”. “‘Komandanti’ ynë, - shtoi, - nuk është budallë si Rama; ai do ta shpallë listën në minutën e fundit...” “Pse, si thua ti, - më tha, duke më parë në sy, - po të kishte bërë të njëjtën gjë edhe Rama me të vetët, a do të kishin dalë tre deputetët e tij kundër tij që të bashkonin votat me tonat? Jo, jo, por ata vepruan ashtu për shkak se nuk janë në listë, apo mos e kam gabim?”
Ja përse një i uritur, një i papunë, një qytetar që e mban shpirtin gjallë me asistencë sociale dhe me listat në dyqanet e ushqimeve, nuk do ta shfaqte në publik atë sjellje të pafytyrë që bënë të zgjedhurit tanë... Me sa duket, të mbetesh jashtë listës së kryetarit për deputet qenka një fatkeqësi më e papërballueshme se të jesh i papunë e i pashpresë me vite, pasi humbja në rastin e parë është shumë më e madhe. Nuk humbet vetëm rroga, por edhe trafiku i influencës që konvertohet në mall, në pasurim dhe, mbi të gjitha, në identitet të një “të shquari e të rëndësishmi” të cilin e njeh mbarë Shqipëria... Prandaj një i papunë që del te Ushtari i Panjohur me matrapik në dorë nuk del në televizor dhe nuk e bën veten leckë para kamerave, duke sharë dhe duke shpifur për kolegët e “Omonias” (mjaft që të punësohet vetë), nuk e pështyn dhe nuk e fyen në darkë atë që e ka punësuar e paguar, qoftë edhe për një ditë. Ai vërtet e shet krahun e punës, djersën, por nuk e shet dinjitetin dhe emrin e vet, edhe kur në ditën e zgjedhjeve i premtojnë njëqind euro, apo një thes me miell... Por edhe nëse gënjehet, qytetari i zakontë është ku e ku më i justifikuar, teksa mendon: A nuk janë të gjithë derrat (e politikës) njëlloj? Ka mes syresh që e pranojnë thesin me miell për të siguruar bukën e përditshme të kalamajve, makar për një muaj. Por ky mëkat nuk mund të krahasohet me atë të “vipave” tanë, të zgjedhurve (në fakt jo nga ne, po nga listat) që dalin në publik dhe e bëjnë fytyrën bajgë e gjuhën helm, mjaft që të hyjnë e të mbeten në listën e kryetarit, për t’u bërë anëtarë gjykatash, për të zënë një vend në administratë, për të qenë në listën për deputet...
Ja përse sot për sot nuk ka gjë që ta ketë shfytyruar dhe gjymtuar më rëndë shoqërinë dhe demokracinë, si lart e poshtë, sesa listat e kryetarëve. Listat e partive, listat e kryetarëve, listat me militantë, me mercenarë, listat e dyqaneve për bukën e gojës e kanë nxjerrë jashtë loje qytetarin dhe të drejtën e tij kushtetuese për të zgjedhur, për të vendosur, për të besuar në sistemin e demokracisë e të vlerave morale, në organet e drejtësisë e të barazisë. Falë fuqisë absolute të listave nuk ka demokraci të brendshme brenda partive e, rrjedhimisht, nuk ka e nuk mund të ketë as në shoqëri. Është trysnia e pakontrolluar e listave që e ushqen autoritarizmin dhe diktatin e Njëshit, njëlloj si në diktaturë. Janë listat ato që komandojnë institucionet e varura e të pavarura dhe zbatimin e ligjit. Listat i detyrojnë kryetarët e partive të vogla të kalojnë nga një koalicion te një tjetër, pa pikë moraliteti, mjaft që të mbeten në lojë... Listat e pengojnë rotacionin e butë dhe të qetë si brenda dhe jashtë partive, në zgjedhjet e përgjithshme. Falë fuqisë magjike të listave rekrutohen dhe miklohen me shumicë mercenarët dhe votuesit, servilët dhe internetautët, komisionerët dhe gjykatësit... Ja përse kemi kryetarë të përjetshëm e të pazëvendësueshëm partish. Ligjërimi publik tek ne është aq i shëmtuar e konfliktual, sa nuk lejon marrëveshje e mirëkuptim as për çështje madhore, si integrimi falë trysnisë direkte dhe indirekte të listave, të cilat e shfytyrojnë dhe e përdhosin personalitetin e njeriut duke i bërë idealizmin, nderin dhe dinjitetin të pavlerë, madje edhe të dëmshëm. Janë listat në fakt ato që komandojnë edhe kryetarët, të cilët, pa to, e dinë më mirë se kushdo, se mund të shkojnë edhe vetë “për lesh”.
Hiqini listat nga përdorimi që të shihni se si do të normalizohet dhe demokratizohet shoqëria shqiptare, se si do të kemi më tepër harmoni dhe marrëveshje, më pak konfliktualitet dhe absurditet, njerëz dinjitozë, administratë civile të përkushtuar ndaj vendit, gjykatës me personalitet dhe përnjëmend të pavarur!
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)