E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i madh në pyjet e Matit, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin dhjetëra hektarë! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e pasdites së sotme (28 shtator), në fshatin Karicë të Njësisë Administrative Baz, në Bashkinë e Matit.

Dyshohet se fillimisht flakët kanë nisur në një livadh, teksa, të ndihmuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi edhe në një masiv pyjor me dushqe.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve, që të mos i drejtohen banesave.

Policia pritet të nisë hetimet për gjetjen e autorit të zjarrvënies.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›