E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë në pak minuta

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Kaliforninë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vetëm 20 minuta, 180 hektarë janë përfshirë nga flakët, shkruan BBC.

Ndërkaq, era ka favorizuar përhapjen e flakëve dhe aktualisht janë djegur 300 hektarë.

“Zjarri u shfaq papritur. Ne thjesht po shikonim tymin, dhe pastaj krejt papritur, pamë zjarr kudo”, tha Krishan Chaudry, një banor i zonës.

Punonjësit e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit, dhe gjithashtu janë angazhuar edhe forca nga ajri./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›