E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Radostinë të Fierit/ Flakët përfshijnë ullishtet, rrezikohen biznese

Zjarri në Radostinë të Fierit vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë, duke përfshirë sipërfaqe me ullishte dhe shkurre.

Në terren ndodhen aktualisht 8 mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, të cilat po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e flakëve.

Situata vështirësohet nga era dhe temperaturat e larta,

Ndërkohë, është kërkuar ndërhyrje edhe nga ajri dhe pritet mbërritja e një helikopteri për të ndihmuar forcat zjarrfikëse në shuarjen e vatrës së zjarrit.

Flakwt i janë afruar dy lokaleve ne afërsi të Qafës së Koshovicës, në anën lindore i Radostinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›