E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mendon se tërheq vëmendjen me këngët e Unikkatilit”/ Rama i përgjigjet Berishës: Bufit plak ia çoroditi ushtarët Luli!

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën me anë të një video në rrjetet sociale.

Në video shfaqen dy bufë e në sfond Berisha kur thotë se Basha s’ka program dhe tenton të tërheqë vëmendjen me ‘Unikkatilin’.

“I zhveshur nga mundësia për të paraqitur një program, tani kujton si hokata, jo e ke dëgju këngën e Unikkatil, jo se kë dëgjuar këngën, dhe kështu mendon se tërheq vëmendjen e qytetarëve, nga mungesa e alternativës”, dëgjohet në sfond deklarata e Berishës.

Ndërkohë krah videos Rama shkruan: Ia çoroditi Luli ushtarët Bufit Plak, e gjeti belaja!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›