E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr i qëllimshëm në Shpirag/ Digjen pisha e dëllinja, ndërhyrja është e vështirë

Zjarr i madh ka rënë në fshatin Plashnik të njësisë administrative Sinjë në Berat.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm për hapje kullotash.

Fillimisht janë djegur disa shkurre dëllinje dhe mare më pas, favorizuar nga temperaturat e larta dhe erërat flakët janë përhapur në zonën e malit të Shpiragut.

Terreni tepër i vështir pengon mjetet motorizuara të ndërhyjnë në zonën e prekur nga zjarri.

Vijon puna për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve ku është e mundur nga forcat zjarrfikëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›