E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr masiv në fabrikën e pulave në Kinë, të paktën 112 të vdekur (FOTO)

kina-plantKinë- Një zjarr në një fabrikë të përpunimit të pulave në Kinë ka vrarë të paktën 112 persona, thonë zyrtarët e cituar nga BBC-ja.

Zjarri shpërtheu në një thertore në Dehui në provincën Jilin herët të hënën, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Punonjësit e shpëtimit ishin në vendngjarje dhe zjarri ende s’është shuar.

Ka raporte se zjarri shpërtheu pas tre shkëndijave në sistemin elektrik.

Rreth 100 punëtorë kishin arritur të shpëtonin. Daljet e ngushta nga ndërtesa e bënë porcesin e shpëtimit më të vështirë.

Numri i punëtorëve të bllokuar brenda uzinës ende duhet për t’u konfirmuar. Shkaku i zjarrit është nën hetim.

Të plagosurit u dërguan në spital, por ashpërsia e lëndimeve të tyre megjithatë mbetet e paqartë.

Kompania që zotëron fermë, një prodhues i madh i pulave të përpunuara, punëson më shumë se 1.000 njerëz, thonë raportet.

kina2Pamje nga vendi i ngjarjes

Fotografitë e postuara në faqet e internetit të lajmeve kineze treguan shtëllungat e tymit. Standardet e sigurisë në vendin e punës shpesh mund të jetë të varfëra në Kinë, me aksidente fatale që raportohen rregullisht në fabrika të mëdha dhe miniera.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›