Vdes këngëtari indigjen Yunupingu, në moshën 56-vjeçare (VIDEO)
Australi- Një nga figurat kryesore të Australisë indigjene, këngëtari Yunupingu, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.
Këngëtari kryesor i Yothu Yindi vdiq në shtëpinë e tij në Northern Territory pasi vuante nga sëmundje të veshkave.
Yunupingu ishte një figurë e rëndësishme kulturore, muzika e të cilit ndihmoi vendosjen e urës në mes të bardhëve dhe të zinjve australianë.
Ai gjithashtu është vlerësuar gjerësisht me futjen e muzikës indigjene në botë me hitin e 1990-ës, ‘Treaty’.
Ai gjithashtu mori çmimin e vitit në vitin 1992, për “ndërtimin e urave të mirëkuptimit mes njerëzve vendas dhe jo-të tillë”.
“Ne kemi humbur një muzikant të talentuar unik, një avokat i pasionuar për njerëzit vendas dhe një mik të vërtetë e të madh”,- tha kryeministrja Julia Gillard.
Para se të hyjnë në industrinë e muzikës, Yunupingu ishte një mësues.
Familja Yunupingu i kërkoi mediave të mos përdorin fotografitë e tij pas vdekjes së tij, në pajtim me traditat vendase.
Dorina Bilbili/IDEA/