E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr në Bushat/ Era përhap flakët, rrezikohen banesat

Një zjarr ka rëne në afërsi të fshatit Rranxa të Bushatit në bashkinë e  Vaut të Dejës.

Flakët kanë përfshirë malin e Zefjanës, duke rrezikuar edhe shtëpitë.

Ndërkohë erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e flakeve.

Për të vënë nën kontroll zjarrin janë nisur dy mjete nga Shkodra  një nga Lezha dhe një nga Puka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›