E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Llaman të Himarës, 17 efektivë zjarrfikës në terren

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e zonës së jugut të qytetit të Himarës, në zonën e quajtur Llaman, ku flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në terren ndodhen mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të Policisë së Himarës dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Situata mbetet problematike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Autoritetet po ndërhyjnë për të mbajtur flakët nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun që ato t’u afrohen banesave.

Ndërkohë vijon operacioni për shuarjen e zjarrit.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›