E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Riban të Mallakastrës, flakët përfshijnë zonën pyjore, nis ndërhyrja nga ajri

Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Riban, në Mallakastër, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore dhe po përhapen me shpejtësi.

Terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve hyrëse po e bëjnë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat prej orëve të para të mëngjesit po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Për shkak të përmasave që ka marrë zjarri dhe vështirësive në terren, është aktivizuar edhe ndërhyrja nga ajri. Autoritetet po punojnë për izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij drejt sipërfaqeve të tjera dhe zonave të banuara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›