Zjarr në disa zona të Maqedonisë

Zjarre masive janë shënuar në disa zona të Maqedonisë. Zjarret në zonën periferike të Strumicës tashmë kanë hyrë në ditën e shtatë dhe se akoma vijon puna nga ekipet e zjarrëfikësve për shuarjen e tij.
Në këtë operacion është përfshirë edhe avion special, mirëpo flakët po vazhdojnë të dëmtojnë malet e kësaj zone. Zjarri shpërtheu dje në lokalitetin “Dy rrugët” në periferi të këtij qyteti, dhe akoma nuk po vihet nën kontroll.
Një zjarr tjetër ka rënë në rajonin e Prespës ku gjithashtu kanë shkuar ekipe zjarrfikësish dhe banorët e këtyre zonave periferike për të lokalizuar zjarrin.
Po ashtu një zjarr masiv është regjistruar në fshatin Tapesh i Poshtëm në Strugë, ku janë djegur 25 hektarë hapësirë toke.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim theksoi sot se po ndjek situatën në terren duke shtuar se të gjitha strukturat janë të angazhuara për shuarjen e zjarreve. Kjo drejtori apelon që qytetarët të kenë kujdes në këtë periudhë dhe të evitojnë zjarrin në zonat e ndjeshme që mund të përfshihen lehtësisht nga flakët.