Mit Romni viziton Izraelin

Kryeministri izraelit i tha z. Romni se ai është dakord me qëndrimin republikan se rreziku më i madh me të cilin ndeshet bota sot është mundësia e një Irani me armë bërthamore, raporton “Voa”.
Zoti Romni tha se ai dëshiron të dëgjojë mendimin e zotit Netanjahu lidhur me veprime të tjera që mund të merren për ta bindur Iranin të largohet nga “marrëzia bërthamore”, siç u shpreh ai. Zoti Romni takohet sot në Jerusalem edhe me kryeministrin palsetinez Salam Fajad. Zoti Romni shkoi dje në Izrael nga Britania, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave Olimpike. Nesër ai shkon në Poloni, që është ndalesa e fundit e turneut të tij jashtë vendit.
2012-07-29 19:01