E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr është shfaqur pranë fshatit Halilaj në Fushë-Krujë, ndërsa pamjet janë dërguar nga një banor i zonës.
Në videon e publikuar, Kadri Voga ngre dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, duke folur për zjarrvënie të mundshme.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pranë fshatit, ndërsa rrezikohen dhe banesa.
Zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur menjëherë në zonën e prekur nga zjarri, dhe po punojne për izolimin e vatrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›