Zjarr në fushën që priti Ryder Cup, merr flakë tribuna

Frikë e madhe në klubin e golfit Marco Simone në Guidonia, i cili priti Kupën Ryder vetëm pak ditë më parë. Një zjarr i madh shpërtheu rreth orës 17:00 dhe preku një tribunë trekatëshe prej rreth 120 metrash katrorë. E gjithë kjo ndërkohë që kampi po çmontohet pas ngjarjes së njohur.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë me tre ekipe. Operacioni i shuarjes së zjarrit zgjati mbi dy orë. Siç u konfirmua nga një zëdhënës i Ryder Cup Europe, “askush nuk u lëndua” pavarësisht se tymi ishte i dukshëm me kilometra larg.