E Martë, 3 Nëntor 2026

Dahlia, emblema e “Paris 2024”

Një varietet i ri i lules dahlia është krijuar posaçërisht për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ngjyra e saj unike u zhvillua në një laborator dhe simbolizon flakën olimpike. Lulja do të jetë e shpërndarë kudo, nëpër të gjitha rrugët dhe objektet olimpike në Francë.  Danièle Grimaldi, kopshtare në qendrën e prodhimit të luleve në qytetin e Parisit, është kujdesur për këtë lule në fushë.

“Janë ende disa lule të vyshkura për t’u hequr dhe disa kërcej për t’u prerë. Shikojeni këtë lule. Eshtë e mrekullueshme, në ngjyrë të kuqe, si flaka olimpike” – thotë ajo. Më tej duket ekipi i kopshtarëve duke punuar. Për krijimin e kësaj luleje, është punuar me ditë të tëra në laboratorin e Parisit “Floral Park”.

“Jemi munduar të përcaktojmë në laborator se kur duhet ta mbillnim lulen, periudhën e vitit dhe tokën e duhur. Më nënyrë që ajo të qëndrojë e çelur deri në përfundim të Lojërave Olimpike. Nëse do t’i referohem sportit, po, kjo është maratona ime, është sfida ime, është misioni im” – ka thënë më tej Grimaldi. Për të krijuar këtë lule, Christophe Knebleëski kryqëzoi dy variete në laborator.

“Fillimisht, bima mëmë ishte rozë, por unë futa polen nga një lule e kuqe, e cila na dha këtë dahlia në ngjyrë flake – shpjegon ai. Dhe pamjet e dahlias së re në fushë janë madhështore. Me këtë lule do të krijohen kopshte të vogla nëpër rrugët e Parisit dhe synimi i krijuesit të Dahlias është që këto kopshte të jenë më të bukurit në botë. Dahlia do të jetë emblema e Lojërave Olimpike Paris 2024, të cilat nisin pas vetëm dhjetë muajsh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›