Zjarr në katin e 9 të një pallati tek ‘Komuna e Parisit’, banorët: Zjarrfikësja u vonua 1 orë
TIRANË- Në zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e 9 të një pallati në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, mbrëmjen e së shtunës.
Zjarrfikësit të cilët kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje kanë evakuuar banorët, ndërkohë që neutralizuan dhe vunë nën kontroll flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë policia ka nisur hetimet. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët e pallatit të cilët kanë shprehur shqetësimin se zjarrfikësit u vonuan për rreth një orë. Ato u ankuan se nëse zjarrfikësit do të mbërrinin më shpejt atëherë do të shmangeshin pasojat.
(e.m/BalkanWeb)