E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr në malin e Sopotit\ Zjarrfikësit në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Zjarr në malin e Sopotit, zjarrfikësit në

Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në malin e Sopotit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Gjirokastrës dhe Dropullit për shuarjen dhe mospërhapjen e tij në zonat përreth.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se zjarrëfikësit po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë malor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›