E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat


Një apartament në katin e tretë të një pallati pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, por ndërhyrja është vështirësuar për shkak të makinave të parkuara në rrugë, të cilat kanë penguar kalimin e mjeteve zjarrfikëse drejt oborrit të pallatit.

Për shuarjen e flakëve, zjarrfikësit kanë përdorur bombola uji, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe ambulanca dhe forcat e Policisë.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo shkaku i rënies së zjarrit. Po punohet për shuarjen e plotë të flakëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›