E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr në një banesë në Tiranë, zjarrfikësit evakuojnë banorët

Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë, në rrugën rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit.

Sipas informacioneve zjarri ka rënë në katin e 8-të të një pallati. Zjarrëfikësit janë në vendgjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërsa po evakuojnë banorët.

Njoftimi:

Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të  të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›