E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një fabrikë në Rusi, 11 viktima dhe 130 të plagosur

Një zjarr në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit të Rusisë vrau 11 persona dhe plagosi 130 të tjerë.

Flaka shpërtheu në fabrikën Elastik në rrethin Shilovsky, rreth 250 kilometra në juglindje të Moskës.

Ekipet e emergjencës vazhduan të kërkonin nëpër rrënoja gjatë fundjavës dhe dy trupa të tjerë u nxorën gjatë natës.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, një punishte baruti në objekt u përfshi nga flakët dhe shkaktoi shpërthimin.

Nga të plagosurit, 29 mbetën në spital , 13 në Ryazan dhe 16 u transportuan në qendrat mjekësore në Moskë.

Autoritetet rajonale thanë se tre persona u shpëtuan nga nën rrënoja gjatë natës, ndërsa hetuesit nisën një hetim paraprak për shkakun e zjarrit.

Autoritetet lokale shpallën ditë zie në rajonin e Ryazanit: “Flamujt do të ulen në të gjithë rajonin. Institucioneve kulturore, kompanive televizive dhe radiofonike dhe organizatave u është kërkuar të anulojnë ngjarjet argëtuese”.

Ndryshe, ishte shpërthimi i dytë vdekjeprurës në uzinën Elastik në më pak se katër vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›