Zjarr në një pallat në Vlorë, flakët përfshijnë një apartament në katin e tretë

Një zjarr ka përfshirë këtë të diel (2 gusht) një apartament në katin e tretë të një pallati në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Tymi dhe flakët kanë alarmuar banorët e zonës, ndërsa shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendit të ngjarjes për shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e vatrës së zjarrit, ndërsa vijojnë verifikimet për përcaktimin e shkakut të ngjarjes dhe dëmeve të shkaktuara.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.
/rtsh.al/