E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë. S’ka të lënduar, vetëm dëme materiale

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pasditen e sotme në një dyqan rrobaqepësie në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës.

Sipas informacioneve të para, dyqani ndodhej në katin e parë të një pallati banimi. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të sasisë së madhe të materialeve tekstile dhe copave të rrobave të pranishme në ambient.

Forcat e Shërbimit Zjarrfikës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke arritur të lokalizojnë dhe të shuajnë zjarrin brenda një kohe të shkurtër.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua përhapja e flakëve në bizneset e tjera përreth.

Si pasojë e incidentit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në dyqan, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima.

Shkaqet e sakta të zjarrit ende nuk janë zbardhur. Grupi hetimor i Policisë po kryen hetimet për të përcaktuar origjinën e shpërthimit të flakëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›