E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një servis makinash në Fier

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh ështe përshirë nga flakêt  disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “ Kthesa e Patosit”.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat po bëjnê të mundur neutralizimin e flakëve si dhe policia së bashku me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga tymi , dëmet materiale janë të konsiderueshme  , por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›