Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht të Maliqit, flakët vihen nën kontroll

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pyje dhe kullota në fshatin Plovisht të Maliqit. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, së bashku me forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve.
Falë ndërhyrjes së forcave në terren, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave dhe parandalimin e riaktivizimit të tyre.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që ato të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.
/vizionplus.tv