E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen personat që ishin brenda

Qendra e azil-kërkuesve në Babrru është përfshirë nga zjarri ditën e sotme, rreth orës 08:40.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›