Zjarr në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, vetëm dëme materiale

Qendra për azilkërkuesit në Babrru u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte (16 janar), si pasojë e një shkëndije elektrike. Personat brenda qendrës u evakuuan në kohë, duke shmangur lëndimin e mundshëm të tyre.
Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nuk dihen ende më shumë detaje mbi këtë ngjarje, teksa policia ka nisur hetimet.
/rtsh.al/