Zjarr në shkollën e sambës në Rio de Janero`s
Një zjarr i madh ka rënë në shkollën e sambës në Rio de Janero`s të, duke djegur kostumet e karnaveleve me kosto miliona dollarësh. Pamjet e mediave lokale kanë shfaqur tymin e madh i cili është përhapur në të gjithë qendrën e kryeqytetit, në kompleksin e quajtur ndryshe Qyteti i Sambas, ku kërcimtarët dhe të gjithë pjesmarrësit përgatiten për karnavalet më të famshme në botë.
Rreth 70 punonjës të zjarrëfikëses ndërhynë për të shuar zjarrin, i cili arriti të kontrollohej vetëm pas disa orësh përpjekje të mëdha. Prania e shumë materialeve lehtësisht të djegshme si copa, plastika apo druri e bënë edhe më të vështirë punën e zjarrëfikësve. Nga zjarri u dogjën katër shkolla sambash, ndërsa pronarët e tyre kanë deklarurar se pas kësaj katastrofe, karnavalet e këtij viti në Brazil nuk do të ishin më të njëjtat.
Qyteti i Sambas, është i vendosur në pjesën historike të Rios, në afërsi të zonë së portit dhe përfshin në të 14 shkollat më të mira të sambas në Brazil.
Kjo ngjarje do të ketë efekt edhe në karnavalet e këtij viti në Brazil të cilat fillojnë në 4 mars. Pjesëmarrësit në paradat në rrugët e Rios, vijnë pikërisht nga këto shkolla, dhe rënia e zjarrit kanë vënë në dyshim pjesmarrjen e tyre në këtë organizmin gjigand, i cili pritet nga mijera turistë në gjithë botën.