E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirateria shqetëson transportuesit e mëdhej

Grupet më të mëdha transportuese në botë kanë bërë thirrje për përgjigje më të vendosur ndërkombëtare ndaj piraterisë në Somali, duke paralajmëruar se dhuna në Bririn e Afrikës mund ta shtyjë industrinë të kërkojë shtigje te tjera.

Unioni i pronarëve të anijeve nga Greqia publikoi një letër nga katër shoqata transportuesish, të cilat përbëjnë rreth 90 % të flotës tregtare në botë, ku tërhiqet vërejtja se "situata aktuale është e papranueshme".

Ata thonë se pirateria i kushton ekonomisë botërore 7 deri 12 miliardë dollarë në vit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›